Policia tregon si u sulmuan seksualisht dy vajza në Ferizaj

Policia tregon si u sulmuan seksualisht dy vajza në Ferizaj

Kronika December 10, 2019 - 20:30

Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë thënë se gjatë ditës nuk kanë gjetur elemente të veprës penale.

Dy ditë më parë një rast u raportua në Policinë e Kosovës.

Një banor i Ferizajt kishte deklaruar se dy vajzat e tij të mitura ishin marrë me forcë nga dy meshkuj.

Ky rast ishte paraqitur si sulm seksual. Sipas prindit dy vajzat e tij ishin futur me dhunë në automjet dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

“Para dy ditësh është raportuar nga ana e prindit i cili dyshohet që dy persona dy vajza tëq tij të mitura i kanë futur me dhunë në automjet dhe janë larguar në drejtim të panjohur ku pas një kohe ato janë dalë prej veturës sipas deklaratës të prindit dhe janë kthyer në shtëpi”, ka thënë Agim Gashi nga Policia e Kosovës.

Për këtë rast është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj. Fillimisht u ndaluan dy djemtë e përfshirë.

Por pasi që u morën në pyetje ata u liruan në procedurë të rregullt.

Nga ky institucion u intervistuan edhe të miturat.

E me gjasë të njëjtat kishin marrë rrugë nga Ferizaj drejt fshatit Xhuxhedell në Kaçanik, ku do të shkonin në një ndejë.

“Dy të miturat të cilat vijnë nga fshati Talinoc i Muhaxherëve kishin raporte shoqërore prej dy vitesh me të dyshuarit”.

Por deri tani sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, nuk janë gjetur elemente të veprës penale.