Personi që u gjet i vdekur në Podujevë, dyshohet se u vetëvra

Personi që u gjet i vdekur në Podujevë, dyshohet se u vetëvra

Kronika December 12, 2019 - 18:22
Detaje të reja

Një trup i pajetë është gjetur para pak dite në rajonin e Prishtinës.

Personi i cili u gjet pa shenja jete është Hetem Deda 44- vjeçar, i zhdukur që nga muaji maj i këtij viti.

Indeksonline referuar burimeve brenda familjes së vikimës, mëson se deri tek vdekja e Dedës, ka ardhur pasi që dyshohet se ai bëri vetëvrasje.

Për vdekjen e Dedës, janë angazhuar edhe Instituti i Mjeksisë Ligjore, të cilët pritet të konstatojnë shkaqet e vdekjes së tij.

Informacionet për vdekjen e tij janë dhënë nga vëllai nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Varrimi i tij pritet të bëhet nesër në Buricë, me fillim nga ora 15:00.

Image