Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Djali i Oliver Ivanoviq: Mora mesazh në gjuhën kineze për vrasjen e babait

Djali i Oliver Ivanoviq: Mora mesazh në gjuhën kineze për vrasjen e babait

Kronika December 12, 2019 - 18:34
Detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Vrasja e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviqit mund të jetë kryer nga një grup i kriminal që vepron në veriun e Mitrovicës e që quhen ‘Mjekrroshat’. Të gjithë këta dyshohet se marrin urdhra nga ‘peshku i madh’, Milan Radojçiq. Gazeta Express, e ka siguruar aktakuzën për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Në të flitet edhe për deklaratën e djalit të Oliverit të ndjerë, Nikolla Ianoviq.

Ai në deklaratën e tij para organeve të hetuesisë kosovare kishte deklaruar se në ditën e vrasjes së babait të tij, atë e kishte lajmëruar nëna e tij Marina.

Por krahas kësaj, Nikolla, hetuesve kosovarë u ka thënë se në ditën e vrasjes 16, janar 2018, rreth orës 08:15, në telefonin e tij e kishte pranuar një mesazh në gjuhën kineze, dhe se nga përkthimi i saj pastaj kishte marrë vesh se mesazhi kishte të bëjë me vrajën e babait të tij.

Djali i Ivanoviqit kishte deklaruar se mesazhi i dërguar në gjuhën kineze ishte nga një numër i Telenorit Serb.

Tutje në dëshminë e tij, Nikolla Ivanoviq, deklaron se babai i tij nuk kishte probleme me askënd dhe se asnjëherë me të nuk kishte hapur bisedë për problemet që i ka pasur në Mitrovicë.

E Express ka raportuar, se vrasja e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviqit mund të jetë kryer nga një grup i kriminal që vepron në veriun e Mitrovicës e që quhen ‘Mjekrroshat’. Të gjithë këta dyshohet se marrin urdhra nga ‘peshku i madh’, Milan Radojqiq.

Një grup prej disa personave, të quajtur ‘mjekrroshat’, të cilët tash e disa vite veprojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, janë shndërruar në sinonim të kërcënimeve, shantazheve, zhvatjes, frikësimeve e kushtëzimeve për qytetarët e komunave me shumicë serbe që gjenden në pjesën veriore të vendit. Të gjithë pjesëtarët e këtij grupi dyshohet të jenë serb dhe veprojnë me direktivat e ‘peshkut’ të madh, Milan Radojiciqit. Ky i fundit është duke u kërkuar nga ana e institucione të hetuesisë kosovare si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.

Image

Gazeta Express ka arritur ta sigurojë aktakuzën e përpiluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës e cila më 2 dhjetor të këtij viti e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, departamentin special.

Në këtë aktakuzë 48-faqëshe jepen detaje të frikshme rreth gjithë rastit të vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili u gjuajt për vdekje në mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018 para selisë së partisë së tij.

Janë më shumë se 25 dëshmitarë e qindra prova të tjera të cilat janë marrë parasysh si pjesë e hetimeve nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Image

E vrasjen e ish-politikanit serb, sipas dëshmitarëve anonim, e kanë kryer grupi kriminal të quajtur ‘Mjekrrat’ si dhe sipas tyre të gjithë e dinë se nga kush udhëhiqet ky grup.

Ivanoviqi e kishte ditur se do të vritej: Për rrezikun i kishte njoftuar institucionet

E për të gjitha kërcënimet, ish-politikani serb, Oliver Ivanoviq i kishte njoftuar institucionet e hetuesisë përfshirë edhe vet palën serbe, në këtë mes edhe presidentin e Serbisë si dhe shërbimin e BIA’së.

Madje këtë e kishte paralajmëruar vet ai, përmes një sms-i që e kishte shkëmbyer me një person.

“Do të përkrahim sigurisht, vetëm përpara atëherë ruaje familjen dhe veten sa mundesh”. Këtë mesazh, Ivanoviq e mori seriozisht, pasi paralajmëroi se do t’i njoftonte organet e hetuesisë.

“Nesër do ta thërras prokurorin që ta fillojë hetimet”, kishe shkruar Ivanoviq.

Prokuroria Speciale gjithashtu ka shpallur urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojiqiq dhe Zvonko Vesenlinoviq.

Këta të dy sipas prokurorisë cilësohen si  udhëheqës të grupit të cilët janë përfshirë në rastin e vrasjes së politikanit serb. Oliver Ivanoviq.

Urdhër arrest vendor, Prokuroria Speciale ka shpallur ndaj Zhelko Bojiq, zyrtar policor në veri të Mitrovicës dhe Milan Mihajloviq i njohur si “Popi”./