Ky është i riu nga Ferizaj që u gjet i vrarë dhe i djegur dje, 4 ditë pasi ishte zhdukur

Ky është i riu nga Ferizaj që u gjet i vrarë dhe i djegur dje, 4 ditë pasi ishte zhdukur

Kronika December 13, 2019 - 09:30
Lajmi i Fundit

Një i ri nga Ferizaj dje është gjetur i vrarë dhe i djegur, 4 ditë pasi ishte zhdukur.

Siç ishte raportuar dje, trupi i tij u gjet ndërmjet fshatërave Gadime të Ferizajt, dhe Kishnapole të Gjilanit.

Burime brenda Prokurorisë konfirmojnë se i riu që u gjet i vdekur tragjikisht është Shkodran Bytyqi.

Policia e ka arrestuar vrasësin e Shkodranit dhe siç mëson Gazeta Sinjali, i dyshuari me inicialet T. L. (emër i njohur për redaksinë), e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Poashtu jozyrtarisht, mësohet se motivi i vrasjes kanë qenë paratë.

Kur iu zhduk djali, babai i Shkodran Bytyqit dyshonte se “largimi i tij nga shtëpia ka ndodhur për shkak të një borxhi”.

Image