Bllokohet për disa minuta kufiri Kosovë-Maqedoni Veriore, pas rrahjes brutale të 3 kosovarëve

Bllokohet për disa minuta kufiri Kosovë-Maqedoni Veriore, pas rrahjes brutale të 3 kosovarëve

Kronika December 13, 2019 - 14:34
Kjo protestë u organizua nga tifozët e kësaj komune

Dhjetëra banorë të Hanit të Elezit kanë protestuar para pak çastesh në pikën kufitare Kosovë – Maqedoni Veriore. Ata kanë bllokuar për disa çaste këtë kalim kufitar.

Kjo protestë u organizua nga tifozët e kësaj komune pas rrahjes dhe sulmit nga huliganët maqedonas (komitët) ndaj 3 banorëve të kësaj ane, raporton Indeksonline

“Ne nuk mund te jemi te barabarte sepse ne nuk kemi krizë identiteti dhe asgjë nuk mund te na ndaloj lëvizjen e lirë në shtetin fqinje. Kur ishte koha për të treguar force e treguam dhe e gjithë bota e di kush doli fitimtar”, ishte thirrja e organizatorëve.

Ndryshe, tre të rinjtë nga Hani i Elezit të dielën u rrahën brutalisht nga tifozët maqedonas “Komiti”, e kanë paraqitur sot rastin në Ministrinë e Brendshme, në Shkup.

Ata janë shoqëruar nga deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri.

“Ne me sugjerimin e Muhamed Zekirit, treguam rastin këtu në polici si kishte ndodhur ngjarja. Kemi dorëzuar të gjitha dokumentet dhe na kanë thënë të prisnim”, deklaroi Egzon Kuka.

Për rrahjen e të rinjve kosovarë janë ndaluar pesë persona, thotë deputeti Zekiri.

Image

Image