Kërkohet paraburgim për të akuzuarin për vrasjen e 32 vjeçarit në Gjilan

Kërkohet paraburgim për të akuzuarin për vrasjen e 32 vjeçarit në Gjilan

Kronika December 13, 2019 - 16:24
Detajet

Prokuroria ka kërkuar paraburgim ndaj të arrestuarit për vrasjen e 32 vjeçarit, Shkodran Bytyqi në Gjilan.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave të pandehur të cilët gjenden në ndalim që nga data 12 Dhjetor 2019”, thuhet në njoftim.

Sipas kërkesës së Prokurorisë të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri T.L., ka privuar nga jeta viktimën  SH.B., me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173 paragrafi 3, nënparagrafi. 1.4 dhe 1.6 dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1.të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, sipas kërkesës, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri tjetër D.L.,ka ndihmuar të dyshuarin T.L., në ndërrmarrjen e veprimeve pas kryerjes së veprës penale ndaj tani viktimës SH.B., me të cilën do të kryente veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1. nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).