Aksident i rëndë në Graqanicë, vdes një person

Aksident i rëndë në Graqanicë, vdes një person

Kronika December 14, 2019 - 11:51
Lajmi i Fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje, në Graqanicë.

Aksidenti kishte rreth orës 19:20, ku drejtuesi i automjetit mashkull serb ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka dalë jashtë rrugës, është përplasur në një beton.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në spitalin e Graqanicës ndërsa pasagjeri mashkull serb ka humbur jetën.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.