E rrahu vëllanë 6 vjeçar, babai e denoncon vajzën e mitur

E rrahu vëllanë 6 vjeçar, babai e denoncon vajzën e mitur

Kronika December 14, 2019 - 12:10
Lajmi i Fundit

Disa raste të dhunës në familje në Prishtinë janë raportuar se kanë ndodhur dje.

Vajza e cila është e moshës së mitur e rrahu vëllanë e saj para dy tri ditëve në Prishtinë. Prindi i tyre duke mos mundur ta zgjidhë këtë problem familjarë është detyruar që ta denoncojë vajzën në polici.

“Prishtinë NN-NN. Është arrestuar e dyshuara e  mitur femër  K/Shqiptare për shkak të dyshimit se para dy- tri ditëve e kishte rrahur vëllain e saj të moshës 6 vjeç për të cilin rast babai, ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka prezantuar një video incizim. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij të mitur viktimën femër K/Shqiptare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Fushë Kosovë një femër ka informuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj, nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Rom. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

Në polici janë raportuar edhe disa raste tjera të dhunues në familje në pjesë tjera të Kosovës.