Helmohen nxënësit në Ferizaj

Helmohen nxënësit në Ferizaj

Kronika December 14, 2019 - 12:45
Lajmi i Fundit

Dyshohet se nxënësit janë helmuar nga ushqimi që kishin konsumuar Tri nxënëse të shkollës së mesme janë helmuar nga ushqimi. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

“Tri viktima femra K-Shqiptare (të mitura) nxënëse të shkollës së mesme, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e Ferizajt.

Sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në lokalin e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar”, ka bërë të ditur policia.

Njësia policore, së bashku me inspektorin kanë mbyll lokalin e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.