Infektuar: 11130
Shëruar: 6817
Vdekur: 381
Emrat e 9 të arrestuarve në Durrës për vdekjet në tërmetin e 26 nëntorit

Emrat e 9 të arrestuarve në Durrës për vdekjet në tërmetin e 26 nëntorit

Kronika December 14, 2019 - 16:56
Katër persona janë vënë në akuzë për vrasje me dashje për 24 viktimat e tërmetit në Durrës

Katër persona janë vënë në akuzë për vrasje me dashje për 24 viktimat e tërmetit në Durrës. Tre prej tyre janë ndërtues. Në arrest është vendosur dhe shefi i shërbimit të kovalishencës, ku gjeti vdekjen kryekomisar Bajram Hajdarmetaj.

Në Durrës 3 persona janë vënë në pranga me akuzën e vrasjes si pasojë e shembjeve të  objekteve pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në listën e bërë publike prej policisë, me 9 të ndaluar është dhe 53 vjeçari  Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme.

Ai do të akuzohet për veprën “Vrasja me dashje”. Ndërkaq Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i këtij institucioni është ndaluar me akuzën “Shpërdorimi i detyrës”.

Shkak për këtë veprim është vdekja e kryekomisar Bajram Hajdarmetaj. Pavarësisht se kovalishenca ishte shpallur objekt i pabanueshëm, ai u lejua të kalonte natën, çka rezultoi fatale, pasi objekti u shemb.

Në pranga janë vënë edhe dy ndërtues informal, 79- vjeçari Rruzhdi Xheka për objektin Hotel “Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, dhe Avdulla Osmani, 61 vjeç për ndërtimin në “Hotel Tropikal”,  ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë.

Megjithatë prangave u ka shpëtuar ndërtuesi i vilës Lala ku humbën jetën 8 persona.

Përmes një deklarate për mediat, policia e shtetit dhe prokuroria kanë bërë të ditur se ndalimet janë ndërmarrë pas hetimeve dhe verifikimeve të dokumenteve.

Hetimet do të vazhdojnë edhe më tej, për shkeljet e bëra jo vetëm në objektet që sollën viktima, por dhe ato të dëmtuara.

Në prokurorinë e Durrësit u morën në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues.

Ndërsa hetimet u përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi. Si pasojë e hetimeve të derimëtanishme fletëarrestet u prenë për 17 persona.

Te arrestuarit

Për këto arsye, mbështetur në provat e administruara në këtë procedim penal është bërë ndalimi:

1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshuar si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.