Konfirmohet arrestimi i Xhabir Zharkut, ka të bëj me një denoncim të para 9 vitesh

Konfirmohet arrestimi i Xhabir Zharkut, ka të bëj me një denoncim të para 9 vitesh

Kronika December 14, 2019 - 21:04
Xhabir Zharku është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Xhabir Zharku është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Lajmi.net ka mësuar ekskluzivisht se Zharku është arrestuar për disa akuza të vjetra që rëndojnë ndaj tij.

E arrestimin e tij e ka konfirmuar për lajmi.net edhe miku i ngushtë i Xhabir Zharkut, Nasim Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se Zharku është arrestuar për një denoncim tjetër të bërë në vitin 2010, dhe jo për akuzat e vjetra për të cilat ai ishte dënuar.

Kujtojmë se Xhabir Zharku në vitin 2011 u dënua me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas konfirmimit të dënimit, Zharku u largua nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.

Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje.