E ndalin në mes të rrugës, ia vjedhin kuletën dhe dokumentet

E ndalin në mes të rrugës, ia vjedhin kuletën dhe dokumentet

Kronika January 18, 2020 - 12:47

Tre persona të panjohur i kanë bllokuar rrugën, viktimës mashkull i cili ishte në lëvize me veturë.

I njëjti është kërcënur me armë duke i dëmtuar veturën  dhe grabitur  portofolin me dokumente personale.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila veturë  është gjetur e djegur në hyrje të autostradës.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se  deri sa ishte me veturën e tij në lëvizje nën urë, tre persona të panjohur me veturën e tyre i kanë bllokuar rrugën dhe nën kërcënim të armës duke i dëmtuar veturën  i kanë grabitur  portofolin me dokumente personale. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila veturë  është gjetur e djegur në hyrje të autostradës. Vetura e djegur dhe vetura  e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e policisë.