Skandal në Vushtrri, arrestohet profesori 51 vjeçar që ngacmoi seksualisht dy nxënëset 16 vjeçare

Skandal në Vushtrri, arrestohet profesori 51 vjeçar që ngacmoi seksualisht dy nxënëset 16 vjeçare

Kronika January 20, 2020 - 22:12

Profesori 51 vjeçar,H.A, i Edukatës Fizike në gjimnazin ‘Eqrem Qabej’ është arrestuar sot pasi kishte ngacmuar seksualisht dy nxënëse të moshës 16 vjeçare.

Rreth këtij rasti Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Avni Zahiti që e ka konfirmuar arrestimin e profesorit.

“Në orët e pasdites së sotme,  policia ka arrestuar një person në cilësi të të  dyshuarit për ” ngacmim seksual” të njëjtit nga ana e prokurorit të  rastit  i  është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”, ka thënë Zahiti.

Ngacmimet seksuale kohët e fundit janë bërë dukuri e shpeshtuar në Kosovë. Vlen të përmendim rastin e të miturës në Drenas, rasti i të cilës ende është në gjykim./