Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë persona të lënduar

Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, pesë persona të lënduar

Kronika January 21, 2020 - 20:59

Pesë vetë kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Në këtë aksident që ndodhi rreth orës 18:30 të përfshira ishin dy vetura.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merret njësiti i trafikut.