Gruaja e Sadri Ramabajës fajëson “Klanin Pronto” për dënimin e burrit të saj
Foto: Laura Hasani

Gruaja e Sadri Ramabajës fajëson “Klanin Pronto” për dënimin e burrit të saj

Kronika January 22, 2020 - 11:14
Bashkëshortja e të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit” Sadri Ramabaja, Fatimja ka thënë para mediave se ‘Klani Pronto’ e realizoi planin e vet.

Gruaja e Sadri Ramabajës i ka thënë këto deklarata pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës për rastin “Syri i Popullit”, ku u dënua me 5 vjet burg.

Njëjtë ka thënë edhe avokati i tij Ramiz Krasniqi i cili tha se sot u vërtetua se ‘Klani Pronto’  ka gisht në këtë proces dhe asnjë provë deri më tani nuk është vërtetuar.

Përveç Ramabajës në këtë rast janë dënuar edhe Avni Llumnica me 12 vjet burg,  Ragip Sallova, 4 vjet, Bajrush Konjusha, 3 vjet, Halim Halimi, 3 vjet, Rexhep Toplana me 2 vjet burg dhe Behxhet Luzha me 2 vjet.

Ndërsa Murat Jashari është dërguar për 10 vjet në trajtim të detyrueshëm psikiatrik.