Ju premtuan qytetarëve punësim në Gjermani, arrestohen tre të dyshuar

Ju premtuan qytetarëve punësim në Gjermani, arrestohen tre të dyshuar

Kronika January 25, 2020 - 12:53

Janë arrestuar tre persona në Prishtinë, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Personat e dyshuar i kanë mashtruar, premtuar qytetarëve punësim në profesione të ndryshme në Gjermani duke u marrë shuma të ndryshme të parave. 

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, më 24.01.2020 ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që i kanë mashtruar, premtuar qytetarëve punësim në profesione të ndryshme në Gjermani duke u marrë shuma të ndryshme të parave. Gjatë fazës së hetimit janë aplikuar masat e nevojshme të hetimit të fshehtë, janë mbledhur dëshmitë nga të dyshuarit si kontratë pune e cilat do të shërben për tu pajisur me viza. Janë sekuestruar dëshmi që do të shërbejnë si provë në procedurë të mëtejme. Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK.