Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pesë persona të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, pesë persona të lënduar

Kronika January 25, 2020 - 17:47

Rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident mes dy veturave.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 5 persona të cilët janë sjellur me dy autoambulanca për në QKUK.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku dy vetura janë përplasur dhe për pasojë 5 persona janë lënduar të cilët janë sjellur me dy autoambulanca për në QKUK”,ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Rasti ka ndodhur në ora 16:30 dhe për disa minuta magjistralja Prishtinë-Ferizaj ka mbetur e bllokuar.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 dhe për 6-7 minuta, magjistralja ka qenë e bllokuar nga aksidenti i ndodhur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.