Vrasja me thikë e 19 vjeçarit në Prizren, dalin detaje të reja

Vrasja me thikë e 19 vjeçarit në Prizren, dalin detaje të reja

Kronika January 26, 2020 - 19:01
Policia e Prizrenit ka dhënë detaje të reja për rastin e rëndë.

Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është therur me thikë në lagjen “Tusus” në Prizren.

Rastin e ka kofirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Policia e Prizrenit ka dhënë detaje të reja për rastin e rëndë.

“Viktima është E.K mashkull i moshës 19 vjeçare. Policia ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme dhe ka kuptuar se viktima ka pësuar lëndime ne një rast përleshje ne rrugën ‘Xhevat Berisha’ në Prizren, dhe pas pranimit të informacioneve për personat e dyshimte ka kryer një kontroll dhe ka ndaluar dhe arrestuar të dyshimtit H. S i lindur ne vitin 1996 dhe Sh.S i lindur ne vitin 1994. Policia ka sekuestruar 2 thika qe dyshohet se janë përdorur në vrasje. Prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshimtit janë ndaluar në mbajtje ne afat prej 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion. Policia është duke punuar për të kuptuar rrethanat se si ka ardhur deri te vrasja”, thuhet në njoftimin e policisë.