Zbulohet identiteti i të dyshuarit për narkotikë, që gjatë tentimir për kapjen e të cilit vdiq polici Sami Thaçi

Zbulohet identiteti i të dyshuarit për narkotikë, që gjatë tentimir për kapjen e të cilit vdiq polici Sami Thaçi

Kronika January 28, 2020 - 23:06

Është mësuar identitetin e të dyshuarit për narkotikë, ku gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në fshatin Zhur të Prizrenit humbi jetën polici Sami Thaçi.

Sipas burimeve të Gazetës Blic ai është I. B. (Emër i njohur për redaksinë)

“I dyshuari shtëpinë e të cilit po e bastiste policia është I. B.”,tha ky burim.

Siç mëson Blic i dyshuari I.B paraprakisht kishte montuar eksplozivin në derën e shtëpisë së tij.

Në momentin që Policia e Kosovës kishte hapur derën e të dyshuarit, eksplozivi kishte shpërthyer ku gjeti vdekjen edhe polici.

“Ne katin e dytë e ka montuar eksplozivin njësisë speciale, është një polic i plagosur dhe një polic i antidrogës në gjendje të rëndë edhe një polic tjetër pak më lehtë”, tregon burimi.

I dyshuari tani më ka ikur nga policia, ndërsa është arrestuar babai i tij.

Sipas burimeve brenda Policisë për GazetaBlic është bërë e ditur se i dyshuari disa herë ishte arrestuar nga policia, por që Prokuroria e kishte liruar atë.

Policia e Kosovës zyrtarisht ka njoftuar për vdekjen e policit gjatë aksionit të sotëm.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar.

Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë.

Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim”, thuhet në njoftimin e policisë.