Ky është i arrestuari për shpërthimin në Prizren ku vdiq pjesëtari i policisë

Ky është i arrestuari për shpërthimin në Prizren ku vdiq pjesëtari i policisë

Kronika January 29, 2020 - 09:21

Është publikuar identiteti i personit të arrestuar për shpërthimin në Prizren, ku i vrarë mbeti pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sami Thaqi ndërsa u lënduan edhe tre të tjerë.

KosovaPress ka arritur të mësojë identitetin e të dyshuarit të arrestuar nga Policia e Kosovës për rastin në Zhur ku si pasojë e një shpërthimi, ka mbetur i vdekur një polic.

I dyshuari i arrestuar quhet Iran Badalli dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Arrestimin e të dyshuarit për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Prizreni, Shaban Osmanollaj.

Në shtëpinë e të arrestuarit Iran Badalli  pjesëtarë të Policisë së Kosovës kishin shkuar për bastisje për narkotikë dhe dhunë në familje, ndërsa një shpërthim aty i mori jetën një polici dhe plagosi dy të tjerë. I plagosur ka mbetur edhe një fëmijë i të dyshuarit

Mësohet se personat e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal në Prizrenit.

Image