“Hallakamë” në Pejë, katër persona të therur me thikë pas një përleshje

“Hallakamë” në Pejë, katër persona të therur me thikë pas një përleshje

Kronika January 29, 2020 - 09:28
Një rrahje masive ka ndodhur dje në Pejë, ku janë përdorur edhe thikat.

Të lënduar në këtë rast, siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës kanë mbetur katër persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan lajmi.net.

Në komunikatë bëhet e ditur se dy të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Njoftimi i plotë:

Me datën 28 janar 2020, rreth orës 20:00, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se në rrugën “Metë Berisha” në Pejë, ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve, ku në këtë incident janë përdorur armë të ftohta (thika) dhe si pasojë katër (4) persona kanë pësuar lëndime trupore, dy (2) nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy (2) të lënduarit tjerë janë dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë tre (3) persona të dyshuar.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit tre (3) të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor.