Pejë, arrestohet personi i kërkuar nga viti 2017

Pejë, arrestohet personi i kërkuar nga viti 2017

Kronika January 29, 2020 - 17:55

Një person është arrestuar sot në Prishtinë për kryerje të veprës penale “Ngacmim” dhe “Shpërdorim”

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, thuhet se personi është arrestuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore e Pejës, raporton Gazeta Insajderi.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Ngacmim’ që nga viti 2017 dhe për veprën penale të ‘Shpërdorimit’ ishte i shpallur person i kërkuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera policia ka bërë të ditur personi i arrestuar është ndaluar për 24 orë për tu intervistuar në ditët vijuese para gjyqtarit.

“Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në rrugën ‘Luan Haradinaj’në Prishtinë sot më datë 29 janar 2020 dhe i njëjti pas arrestimit është ndaluar për 24 orë për tu intervistuar ditën vijuese para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë”, ka njoftuar policia.