Fillon nxjerrja e 5 trupave të pajetë nga vendi ku ndodhi tragjedia e sotme në Gjilan

Fillon nxjerrja e 5 trupave të pajetë nga vendi ku ndodhi tragjedia e sotme në Gjilan

Kronika February 18, 2020 - 18:01

Pas përfundimit të procedurave hetimore nga Forenzika dhe Mjekoligjorët, tashmë ka filluar edhe nxjerrja e pesë  trupave të pa jetë të familjes Bllaca në Gjilan.

Në orët e pasdites në lagjen “Bujana” dyshohet se pjesëtarja e Policisë së Kosovës, me inicialet V.B, me armë zjarri ka vrarë dy prindërit e saj dhe dy vëllezërit dhe më pas ka kryer edhe vetëvrasje.

Ky është versioni zyrtar i deritanishëm i Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë