Drejtori i Departamentit për Hetime: Policja kishte sjellje jo të mira me kolegë dhe qytetarë

Drejtori i Departamentit për Hetime: Policja kishte sjellje jo të mira me kolegë dhe qytetarë

Kronika February 19, 2020 - 20:32

Drejtor i Departamentit për Hetime, Riza Shillova, ka thënë se policja e cila vrau familjen dhe veten nuk kishte sjellje të mira me kolegë dhe qytetarë.

Shillova, ka theksuar se historiku i saj për sjellje jo të mira ka filluar në korrik të vitit 2017.

“Policja kishte sjellje jo të mira me kolegë dhe qytetarë, si rezultat i sjelljeve të saj është marrë një vendim për transfer dhe trajtim psikologjik”, është shprehur Shillova

Shillova gjithashtu ka thënë se në stacionin policor në Gjilan është rekomanduar nga psikologu t’i merret arma dhe t’i caktohen detyra të lehta në stacionin policor ku nuk përdoret arma.

“Është transferuar në stacionin policor Gjilan me datën 07. 07. 2017 dhe është rekomanduar nga psikologu t’i merret arma dhe t’i caktohen detyra të lehta në stacionin policor ku nuk përdoret arma”, ka thënë Shillova.