Sociologia Halimi: Tragjedia në Gjilan mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje

Sociologia Halimi: Tragjedia në Gjilan mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje

Kronika February 19, 2020 - 20:56

Sociologia Sibel Halimi sonte në Rubikon ka theksuar se rasti tragjik në Gjilan mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje.

SIpas saj, nuk duhet të konstatohet problemi me shëndet mendor tek zyrtarja policore, përderisa ende nuk diçka të vërtetuar.

“Nuk është e mjaftuehsme të identifikohet një police me probleme nëse ajo vonohet në punë. Jo profesionalizmi i psikologëve dhe zingjiri i brendshëm i diagnostifikimit të rastit. Ne qalojmë në parandalim. Policia ka dëshmuar që nuk ka tregu profesionalizëm në raste të dhunës në familje. Nuk është e mjaftueshme vetëm të raportohet rasti, por mënyra se si i qaset policia për të trajtuar dhunën në familje. Mund të ketë motiv të dhunës brenda familjes. Nëse s’do të ishte problem familjar, do të ndodhte në polici apo diku tjetër’’ ka thënë Halimi.