Në Bajskë të Mitrovicës vidhen dy mijë euro dhe stoli ari
Kronika
February 22, 2020 - 13:08
Në fshatin Bajskë të Mitrovicës dje janë vjedhur 2 mijë euro dhe stoli ari në një shtëpi
Sipas raportit të policisë, pronari i shtëpisë ka raportuar se disa persona kishin depëërtuar në një dhomë të shtëpisë së tij ku kishin vjedhur paratë dhe stolitë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.