Policia në kërkim të personit që sulmoi Abdullah Hotin
Kronika
February 22, 2020 - 17:43
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mëngjesin e sotëm është sulmuar me vezë në afërsi ndërtesës së qeverisë
Sipas videos, personat që e sulmuan atë kërkonin mos largimin e taksës 100 % ndaj Serbisë. Për këtë rast, Policia e Kosovës janë vënë në kërkim të personave që e sulmuan Hotin.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi
“U njoftoj se: me të pranuar informatën për rastin, njësitë përkatëse të Stacionit Policor ‘Qendra’ kanë dal në vendngjarje, kanë filluar veprimet operative-hetimore, është njoftuar prokurori dhe në konsultim me të është inicuar rasti ‘Sulm’. Për të reja tjera rreth rastit u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe, lidhur me sulmin kanë reaguar kolegët e Hotit.
Së fundmi ka reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili i ka uruar Hotit punë të mbarë dhe i kërkoi opozitës frymëbashkëpunuese