Goditet grupi kriminal me 4 shqiptarë që grabisnin me armë dhe trafikonin drogë

Goditet grupi kriminal me 4 shqiptarë që grabisnin me armë dhe trafikonin drogë

Kronika February 22, 2020 - 19:28
Goditet një grup kriminal që grabiste me armë dhe trafikonte drogë në Greqi

Pjese e grupit ishin katër shqiptarë, 26, 28, 34 dhe 35 vjeç, si dhe një femër greke 29 vjeç.

Dy pjesëtarë, 26 dhe 35 vjeç u arrestuan nga policia, ndërsa një 34-vjeçar është momentalisht në burg. Kurse një 28-vjecar, po pjesë e këtij grupi, është në kërkim.

Prej tetorit 2018, ata kishin krijuar një grup kriminal, i cili ka grabitur me armë disa supermarketeve në Athinë.

Ndërkohë, nga përgjimet telefonike rezultojnë edhe si trafikantë droge, ku gjatë kontrolleve u janë sekuestruar mbi 1 kg marijuanë dhe një sasi kokainë./oranews