Ndodh edhe kjo! Djali e bën nënën për spital

Ndodh edhe kjo! Djali e bën nënën për spital

Kronika February 24, 2020 - 11:59

Dje në qytetin e Fushë Kosovës ka ndodhur një rast i rëndë ku një person e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, të cilës edhe i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, transmeton “Zëri.info”.

Policia njofton se pas sulmit e dëmtuara ka marrë tretman mjekësor teksa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Fushë Kosovë 23.02.2020-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij të cilës i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh. /ZËRI