Arrestohen dy persona për vjedhje në Istog

Arrestohen dy persona për vjedhje në Istog

Kronika February 24, 2020 - 12:56

Dy persona janë arrestuar për vjedhje të mjeteve të punës së një personi në Istog.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur mjetet e vjedhura dhe se i njëjti është ndaluar për 48 orë. I dyshuari tjetër me vendim të prokurorit është liruar, transmeton “Zëri.info”.

“Istog 20/21.02.2020-NN. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj/K, pasi që njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka kryer vjedhjen e disa mjeteve të punës pronë e viktimës mashkull/K. Mjetet e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari i dytë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit për kryerjen e veprës penale- vjedhje i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh./ ZERI