Arrestohet për dhunë fizike një mashkull në Istog

Arrestohet për dhunë fizike një mashkull në Istog

Kronika February 24, 2020 - 14:00

Një person është arrestuar në Istog pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, transmeton “Zëri.info”.

Policia ka bërë të ditur se gjatë një mosmarrëveshje në familje personi mashkull kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij dhe si pasojë e kësaj e dëmtuara ka marrë tretman mjekësor teksa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Istog 22.02.2020-09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që pas një mosmarrëveshje në familje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër/K. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh.