Arrestohet një person në Malishevë për shtënie me armë zjarri

Arrestohet një person në Malishevë për shtënie me armë zjarri

Kronika February 24, 2020 - 14:50

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili kishte shtënë me armë zjarri në Malishevë, pasi të njëjtit i janë konfiskuar armë zjarri, dy karikatorë, njëzet (20) copë fishekë të armës së njëjtë dhe tridhjetë e pesë (35) copë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, transmeton “Zeri.info”.

“Malishevë 23.02.2020-20:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull/K, pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në lokacionin e lartcekur. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë, njëzet (20) copë fishekë të armës së njëjtë dhe tridhjetë e pesë (35) copë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Me urdhër të GJPP është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi municioni 188 copë fishekë dhe një (1) gëzhojë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh./ZERI