Gjakovari sulmon seksualisht një femër

Gjakovari sulmon seksualisht një femër

Kronika February 25, 2020 - 13:57

Dje në qytetin e Gjakovës është arrestuar një person i cili ka ngacmuar seksualisht viktimën femër, raporton “zeri.info”.

I njëjti është ndaluar nga policia dhe me vendim të prokurorit personi është dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 19.02.2020 - 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin 24-orësh./ZERI.