Grabitja e armatosur në Vrellë të Istogut, policia arreston njërin prej të dyshuarve

Grabitja e armatosur në Vrellë të Istogut, policia arreston njërin prej të dyshuarve

Kronika February 25, 2020 - 14:26

Dy javë më parë, në Vrellë të Istogut kishte ndodhur një grabitje e armatosur në një dyqan. Dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës i kishin grabitur viktimës para kesh nga arka dhe nga xhepi, raporton IndeksOnline.

Viktima madje ishte sulmuar fizikisht nga grabitësit dhe i njëjti më pas ishte dërguar në Spitalin e Pejës ku ka marr tretmanin mjekësor.

Të dyshuarit, pas kryerjes së veprës, ishin larguar në drejtim të panjohur, por policia ka punuar intensivisht për të zbardhur këtë rast.

Sot, Policia e Kosovës ka njoftuar së njëri nga grabitësit e përfshirë në rast, është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

“Lidhur me rastin Grabitje që ka ndodhur me 11.02.2020 – 19:50 në Vrellë të Istogut, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.