Ish-bashkëshorti vret në oborrin e shtëpisë në Rrëshen ish-gruan dhe të vëllanë e saj

Ish-bashkëshorti vret në oborrin e shtëpisë në Rrëshen ish-gruan dhe të vëllanë e saj

Kronika February 25, 2020 - 21:49

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.