Pamje/ Pjesëtarët e FSK-së aksidentohen gjatë ushtrimeve në Brezovicë , ndihmohen nga qytetari serb

Pamje/ Pjesëtarët e FSK-së aksidentohen gjatë ushtrimeve në Brezovicë , ndihmohen nga qytetari serb

Kronika February 26, 2020 - 16:52

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke kryer ushtrime të ndryshme në Brezovicë, ndër to se si të ndërmerren aksionet për kërkim-shpëtim.

Por gjatë këtyre ushtrimeve disa prej pjesëtarëve kanë pësuar një aksident me makinë-motorike e cila përdoret në borë.

Aksidenti ndodhi pikërisht kur një nga pjesëtarët e FSK-së humbi kontrollin mbi motor dhe kësisoj pësoi lëndime të lehta trupore.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pasi u shkaktua aksidenti ishte një qytetarë i komunitetit serb i cili ndihmoi pjesëtarët e FSK-së që tërhiqnin me kamion bore dhe pas 30 minutave është arritur që të nxirren nga vendi i ngjarjes.

Për fat të mirë e gjithë kjo situatë ka përfunduar pa dëme të tjera.