Pamje/Aksion i policisë shqiptare për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

Pamje/Aksion i policisë shqiptare për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

Kronika February 26, 2020 - 17:36

Zhvillohet operacion për kontrollin e territorit në të gjithë Qarkun Gjirokastër.

Në operacion janë angazhuar 35 grupe kontrolli të përbërë nga 175 punonjës policie, ku kanë kontrolluar sera, tunele, ish-reparte ushtarake, zona të pyllëzuara, banesa të braktisura, ambiente të mbyllura, magazina, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve të ndryshme, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrollet do vazhdojnë edhe në javët e muajt në vijim.