Gruaja nga Deçani i bën llom duke i rrahur dy burra të familjes

Gruaja nga Deçani i bën llom duke i rrahur dy burra të familjes

Kronika February 28, 2020 - 12:07

Një grua është arrestuar në Komunën e Deçanit pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht dy familjarë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00, se e dyshuara është dërguar një herë në spitalin rajonal të Pejës, për tretman pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar një e dyshuar femër kosovare, pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht dy meshkuj kosovarë, e dyshuara është dërguar një herë në spitalin rajonal të Pejës për tretman pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, shkruhet në njoftim të policisë.