Nëse e shiheni këtë person lajmrojeni menjëherë policinë

Nëse e shiheni këtë person lajmrojeni menjëherë policinë

Kronika February 28, 2020 - 13:47

Policia e Pejës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Mashtrim në Votime”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligjin për publikimin e fotografisë me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, e ka lëshuar këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

Image

ASTRIT (Muhamet) REXHAJ i lindur me 15.10.1985  në Tomoc-Istog.

I akuzuari është i kërkuar për veprën penale:

Një rast për veprën penale “MASHTRIM NË VOTIME”

 Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]