Hoti: Ora policore e Qeverisë së Kosovës zbatohet edhe në veri

Hoti: Ora policore e Qeverisë së Kosovës zbatohet edhe në veri

Kronika March 24, 2020 - 13:01
Ora policore e vendosur nga Qeveria e Albin Kurtit duhet të respektohet edhe në komunat veriore të Kosovës.
Image

Ndalesa  e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve prej orës 10:00 deri në ora 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në ora 6:00 është vendim i Qeverisë së Kosovës dhe ky vendim do të zbatohet në gjithë vendin, e edhe në veri të Kosovës dhe është një nga masat për parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës COVID-19. Vetëm të hënën me koronavirus infektuar 26 qytetarë, në mënyrë që numri i të infekuarëve me COVID-19 ka shkuar në 61, raporton Zëri.info

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, kapiten Besim Hoti, duke folur për mediet lokale serbe në veri të Mitovicës, ka thenë se vendimet e Qeverisë së Kosovës janë të obligueshme dhe të zbatueshme edhe në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka ripërsëritur se vendimi për kufizimin e qarkullimit të njerëzve dhe të automjeteve duhet domosdoshmërish të respektohet edhe në veri. “Ky vendim, nuk do të vazhdojë vetëm kur bëhet fjalë për nevoja medicinale, për prodhim, furnizim dhe shitje të prodhimeve elementare të jetesës për njerëz, bagëti dhe shpezë, si dhe për shërbime dhe aktivitete që kanë lidhje me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit”, ka sqaruar kapiten Hoti, i cili ka shtuar se meqë është dita e parë dhe meqë qytetarët nuk janë mirë të njoftuar me vendimin e Qeverisë, patrullat policore sot (e marte) janë shpërndarë nëpër rrugë, udhëkryqe, lagje e fshatra, për t’i informuar qytetarët për masat e reja, të cilat kanë hyrë sot në fuqi. Gjatë ditës do t’i njoftojmë qytetarët për masa, por nga ora 20:00, sonte (e marte) secili qytetar është i obliguar që ta respektojë vendimin. Nuk ka lëvizje nga ora 20:00 deri në ora 6:00 në mëngjes”, ka këmbëngulur zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, kapiten Besim Hoti. Sipas tij, qytetarët do të jenë me kohë të informuar për vendimi dhe masat shtesë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta kufizojë lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve në gjithë Kosovën prej orës 10:00 deri në 16:00 dhe prej orës 20:00 deri në ora 6:00, ndonëse presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka kundërshtuar vendimin, ndërsa atë e ka dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, pasi që konsideron se ai është marrë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Qytetarët e komunave veriore të Kosovës kanë dhe zbatojnë edhe një orë tjetër policore, të cilën e ka shpallur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ndalon qytetarët e komunave veriore të Kosovës që të qarkullojnë nga ora 17:00 deri në ora 5:00 e mëngjesit.