Inspeksioni e mbyll mullirin në Zhabar të Mitrovicës për shkak të shtrenjtimit të miellit

Inspeksioni e mbyll mullirin në Zhabar të Mitrovicës për shkak të shtrenjtimit të miellit

Kronika March 24, 2020 - 13:39

Drejtoria e Inspeksionit në Komunë e Mitrovicës ka marrë vendim për të mbyllur mullirin në Zhbar të Mitrovicës pas ankesave të shumta të qytetarëve për shtrejntimin e cmimeve, raporton “Zëri.info”.

“Pas ankesave të shumta të qytetarëve të Komunës së Mitrovicës, Drejtoria e Inspeksionit sot ka mbyllur mullirin në Zhabar të Mitrovicës, pasi që ka rritur çmimin e miellit, duke shfrytëzuar situatën e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19. Me këtë rast inspektorët komunal menjëherë kanë shqyrtuar ankesat e qytetarëve duke inspektuar këtë lokacion, ku kanë hasur në ngritjen e çmimit të miellit, për 100 kg çmimi ka variuar nga 50-80 euro. Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur se Inspektorët komunal janë vazhdimisht në teren për të parë nga afër nëse bizneset bëjnë ngritjen e çmimeve, dhe ndaj atyre që manipulojnë me çmime të produkteve do të merren masa ligjore”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie. /ZËRI