Arrestohet një person në Rahovec për disa vjedhje të rënda

Arrestohet një person në Rahovec për disa vjedhje të rënda

Kronika March 26, 2020 - 15:44

Policia e Kosovës në Rahovec ka arritur të arrestoj një person i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje të rënda që nga muaji janar i këtij viti.

“Personi me inicialet B.Sh, gjatë kësaj periudhe ka kryer disa vepra penale të vjedhjeve të rënda kryesisht duke depërtuar në shtëpitë e pabanuara me çrast vlera e gjërave të vjedhura është e konsiderueshme. Hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë edhe provat materiale që personi i dyshuar i ka vjedhur në lokacione të ndryshme”, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit personi i dyshuar mbahet në ndalim policor për 48 orë e poashtu lidhur me rastet është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar për veprën penale blerje, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale i cili në vazhdimësi kishte blerë gjëra të ndryshme nga personi i dyshuar”.

Image