Policia e Gjilanit: Respektojeni urdhëresën e Qeverisë ose dënoheni me 2 vjet burgim

Policia e Gjilanit: Respektojeni urdhëresën e Qeverisë ose dënoheni me 2 vjet burgim

Kronika March 26, 2020 - 16:29

Policia e Rajonit të Gjilanit u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë urdhëresën e Qeverisë së Kosovës, në bazë të së cilës është caktuar koha dhe limitet e lëvizjes së qytetarëve, në të kundërtën do të dënohen.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia e Gjilanit ka bërë me dije se kushdo që nuk e respekton urdhëresën mund të dënohet deri në 2 vjet burgim.

“Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit si zbatues i ligjit u a përkujton se të gjithë ata persona të cilët nuk e respektojnë dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë, do të përgjigjen në bazë: “Neni 250, të KP , mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy (2) vjet””, thuhet në komunikatë.