Dy llapjan rrihen mes vete me shkopinj druri

Dy llapjan rrihen mes vete me shkopinj druri

Kronika March 27, 2020 - 10:28

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Podujevë një të dyshuar pasi që i njëjti i ka shkaktuar lëndime një personi.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00, derisa viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë dhe pastaj në QKUK.

Në vend të ngjarjes policia ka konfiskuar një thikë, një lopatë dhe dy shkopinj druri që dyshohet se janë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar lëndime viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë në Podujevë dhe pastaj në QKUK. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë, një lopatë dhe dy shkopinj druri që dyshohet se janë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.