Policia e Kosovës arreston 21 persona, disa nga ta nuk respektuan vendimin e Qeverisë për ‘orë policore’

Policia e Kosovës arreston 21 persona, disa nga ta nuk respektuan vendimin e Qeverisë për ‘orë policore’

Kronika April 02, 2020 - 10:28

21 persona janë arrestuar në 24-orëshin e fundit në vend. Tetë prej tyre për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Nga gjashtë rastet sa ishin gjithsej lidhur me këtë vepër, tri ishin në Prishtinë, një në Ferizaj, një tjetër në Prizren dhe një në Mitrovicën e Jugut.

Katër prej këtyre personave u arrestuan në Prishtinë, dy në Prizren, një në Ferizaj dhe një në Mitrovicë.

Nga 21 të arrestuarit e 24 orëve të fundit 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje.