Llapjani shërben kafe, s’i përfill rregullat e Qeverisë dhe arrestohet

Llapjani shërben kafe, s’i përfill rregullat e Qeverisë dhe arrestohet

Kronika April 03, 2020 - 10:23

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Podujevë një person, pasi ai është kapur duke shërbyer kafe në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur, duke shërbyer kafe nga kafeneja në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria e RKS-së. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në njoftim.