Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohen tre persona

Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohen tre persona

Kronika April 04, 2020 - 22:24

Një gjuajtje me armë në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinës ka ndodhur gjatë orës policore.

Policia e Kosovës ka njoftuar tre persona janë shoqëruar në stacionin policor.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Policia, rreth orës 19:37, është njoftuar se në rrugën ‘Malush Kosova’ në Prishtinë, ka ndodhur një rast ku janë përdorë armë zjarri. Policia ka intervenuar dhe shoqëruar në polici tre persona, në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja, policia po vazhdon ta trajtojë rastin…”, ka thënë ai.