Vëllezërit gjakovarë rrihen mes vete, njëri përfundon në spital e tjetri në burg
Kronika
April 06, 2020 - 10:12
Në Gjakovë ka ndodhur një rast i dhunës në familje gjatë së dielës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, në orën 11:30, është raportuar për një rast të dhunës në familje në qytetin e Gjakovës.
Siç bëhet e ditur, dy vëllezër janë rrahur mes vete.
Policia ka njoftuar se deri të sulmi fizik kishte ardhur pasi njëri prej vëllezërve kishte qenë nën ndikimin e alkoolit kur edhe ka kryer këtë vepër.
Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje.