Vrasje në tentativë në Prishtinë

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Kronika May 27, 2020 - 11:15

Policia e Kosovës raporton se tre meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi, të cilin e kanë marrë nga dy të dyshuar të tjerë, meshkuj kosovarë.

“Në rrugën ‘Xhavit Ahmeti’, Prishtinë, tre meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, pasi janë sulmuar nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së, raporton “Zeri.info”.

Tutje në raport thuhet se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe gjendja e tyre është stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Zëri