Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Itali, vrau me thikë babain e dhunshëm, gjykata e lë të lirë 20-vjeçaren

Itali, vrau me thikë babain e dhunshëm, gjykata e lë të lirë 20-vjeçaren

Kronika May 27, 2020 - 23:32

Një vit më parë, Deborah Sciacquatori vrau me thikë babanë e saj të dhunshëm, pas një sherri në familje.

Ajo u arrestua nga policia, por një gjykatë në Tivoli të Italisë, e ka liruar nga akuzat, pasi sipas saj të gjitha provat çojnë se 20 vjeçarja e ka kryer krimin për t’u vetëmbrojtur, nga një baba i cili ishte i dhunshëm dhe i alkoolizuar.

Sipas autoriteteve vendase një vit më pare viktima Lorenzo Sciacquatori, kishte ardhur i dehur në shtëpi dhe donte të dhunonte gruan, nënën dhe vajzën e tij. Pas një zënke të dhunshme, vajza u gjend përballë një rreziku të mundshëm për jetën e saj nga i ati, i cili kishte qenë boksier.

Sipas hetimeve, nga frika vajza kishte marrë thikën në dorë dhe vetëm pas sulmit ndaj saj ishte detyruar që ta përdorte duke e lënë të vdekur të atin./Gazetaexpress